Republika e Kosoves

Prizren

Rezultatet nga garat komunale “ Shkencëtari i Ri 2022”

2022/05/04 - 8:03

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren pas kërkesës së MASHTI-t me nr.3-743 të datës 14.04.2022 lidhur me organizimin e garave në mes nxënësve të klasëve të 10-ta,11-ta dhe 12-ta të gjimnazeve të  komunës së Prizrenit në fushën e shkencave të natyrës (Fizikë, Kimi dhe Biologji), më datë 29.04.2022 (e premte) në ora 12:00 në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren ka mbajtur garat komunale.

Përmes këtyre garave mes dy gjimnazeve janë zgjedhur dhjetë (10) nxënësit më të mirë të cilët do të përfaqësojnë komunën e Prizrenit në garat e SHKENCËTARI I RI në nivel vendi.

Garat në nivel vendi mbahen më datë 10 maj 2022 në Prishtinë (vendi dhe koha do të njoftohemi).

Komisioni i përcaktuar për përpilimin e testeve dhe mbajtjen e garave në mes dy gjimnazeve ishte në përbërje prej: Milazim Kastrati, Gylaj Shipkovica, Luljeta Shehu, Reshat Reshiti dhe Fortesa Gashi.

Urime dhe suksese nxënësve.