Republika e Kosoves

Prizren

Rikujtim-Njoftim për organizimin e konsultimit publik për Projekt-Rregulloren për transportin rrugor në territorin e Komunës së Prizrenit

2022/09/22 - 3:56

Komuna e Prizrenit, përmes grupit punues për hartimin e Projekt-Rregullores për transportin rrugor në territorin e Komunës së Prizrenit, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643 dhe Nenit 6 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, lëshon këtë:
𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊
Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Projekt-Rregulloren për transportin rrugor në territorin e Komunës së Prizrenit
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 14.09.2022 deri më 14.10.2022, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet më 23.09.2022, në sallën e Administratës Komunale e cila është në katin e tretë-ndërtesa e ekzekutivit komunal, në orën 10:00.
Komentet dhe sugjerimet tuaja mund t’i dërgoni deri më datën 14.10.2022 në orën 16:00, në e-mail-at e zyrtarëve: Cele.Lamaj@rks-gov.net , Perparim.Shala@rks-gov.net , Ymer.Berisha@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .
Për më shumë detaje, për Projekt-Rregulloren për transportin rrugor në territorin e Komunës së Prizrenit, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:
Uebfaqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik:
Platformën për Konsultime Publike:
Komuna e Prizrenit
Faqja zyrtare e Komunës së Prizrenit