Republika e Kosoves

Prizren

Rreth shtatëqind vende të reja pune ofrohen në panair për qytetaret e komunës sonë

2018/10/31 - 2:33

Sot është hapur Panairi i Punës, i cili po organizohet në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencisë së Punësimit të Kosovës dhe Zyres Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Afërsisht 50 biznese i kanë të hapura rreth 700 pozita të reja të punës në këtë panair, i cili po mbahet në palestrën sportive “Sezai Surroi”.

Panairi i punës është një mundësi për punëmarrësit dhe punëdhënësit, që të krijojnë marrëdhënie pune mes vete.