2023/01/17 - 4:16
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë”, ka publikuar Transparometrin Komunal, ku pasqyrohen te gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për gjysmën e dytë të vitit 2022 (korrik-dhjetor). Sipas këtij vlerësimi, Komuna e Prizrenit është renditur e treta në nivel vendi apo e para nga komunat e mëdha.
Komuna e Prizrenit, e vlerësuar në gjithsej 48 indikatorë specifikë që masin elemente të rëndësishme të qeverisjes së mirë dhe përmbushjen e obligimeve ligjore që lidhen me transparencën dhe llogaridhënien, në raport me qytetarët.
Bazuar në të gjeturat gjatë kësaj periudhe, 10 komunat të cilat prijnë me nivelin e transparencës në Kosovë janë: Komuna e Rahovecit me 90 pikë (93.75%), Komuna e Lipjanit me 89 pikë (92.71 %), Komuna e Prizrenit me 88 pikë (91.67 %).