Republika e Kosoves

Prizren

Ruajtja e shëndetit oral te fëmijët dhe prindërit në fokus të kryetari të komunës z. Mytaher Haskuka

2021/06/08 - 7:40

Për nder të Ditës së Shëndetit Oral në Kosovë, vulosja e dhëmbëve të fëmijëve tanë do të bëhet pa pagesë në departamentin e stomatologjisë të Qendrës së Mjekësisë Familjare-1.
Ky aktivitet që po zhvillohet në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë (DSH), do të zgjasë gjatë tërë muajit dhe ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes së fëmijëve tanë dhe prindërve të tyre në shëndetin oral, që ndërlidhet në mënyrë direkte edhe me shëndetin e tërë trupit.
Bashkë me drejtoreshën Drejtorisë së Shëndetësisë Narqize Arënliu-Hoxhaj dhe drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Xhevat Elezkurtaj, sot vizituam departamentin e stomatologjisë në QMF-1, ku po ashtu i falënderova mjekët për punën e tyre të palodhur gjatë gjithë krizës së pandemisë.
Shëndetësia është një nga fushat më të zhvilluara në tre vitet e fundit në Prizren. Ndërkaq investimet tona në këtë drejtim do të vazhdojnë pa u ndalur edhe në të ardhmen ngase mbrojtja e shëndetit të qytetarëve tanë është obligim i yni