Republika e Kosoves

Prizren

Shëndetësia primare dhe sekondare koordinohen që të ofrojnë shërbime cilësore shëndetësore për qytetaret

2019/05/15 - 1:21

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu, i shoqëruar nga stafi menaxherial i QKMF-së dhe Emergjencës, kanë zhvilluar një takim të përbashkët të ekipeve punuese të Nivelit Primar Shëndetësor (Drejtoria komunale e Shëndetësisë, QKM dhe Emergjenca) dhe Nivelit Sekondar Shëndetësor (Spitali).

Gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin institucional në mes dy niveleve shëndetësore (primar dhe sekondar), me qëllim të koordinimit për ofrim sa më të mirë të shërbimeve shëndetësore për pacientë dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Po ashtu palët janë pajtuar që takimet të vazhdojnë me ekipe të ekspertëve të fushave të caktuara, që do të rezulton me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes dy niveleve shëndetësore.