Republika e Kosoves

Prizren

Shërbimet cilësore shëndetësore për qytetarë prioritet i DSH-ë

2018/11/06 - 12:12

Në vazhdën e vizitave në Qendrat e Mjekësisë Familjare, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu, së fundi ka vizituar QMF-në në Lagjen e Trimave, me ç’rast është takuar me personelin mjekësor për të diskutuar rreth gjendjes aktuale të kësaj QMF-je.

Kjo Qendër e Mjekësisë Familjare është konstatuar se ka nevojë për disa meremetime në objekt dhe pritet që shumë shpejtë të nisin punimet për përmirësimin e gjendjes, derisa personelit mjekësor i është shpalosur plani i drejtorisë për ndryshimet në orarin e punës.