Republika e Kosoves

Prizren

Shërbimet për analiza laboratorike shëndetësore shpejt do t’i marrin edhe banoret e fshatrave të Zhupës në Reqan

2018/10/16 - 3:40

Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Reçan ka numër të vogël të stafit dhe shërbimeve, ndërsa duhet t’i shërbejë rreth 13,000 banorëve të rajonit të Zhupës.

Drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, sot ka vizituar këtë QMF, për të konstatuar gjendjen dhe nevojat e popullatës së kësaj zone malore.

Kjo QMF së shpejti do të ofrojë shërbimet për analiza laboratorike, dhe me rritjen e numrit të stafit dhe të shërbimeve, do të mundësojë që banorët e kësaj ane të mos kenë nevojë të udhëtojnë deri në qytet për shërbime bazike.

Personeli mjekësor do të përkrahet vazhdimisht nga Drejtoria e Shëndetësisë, në mënyrë që shërbimet e ofruara të jenë sa më cilësore.