Republika e Kosoves

Prizren

Shërbimet për dokumente 7/24 për qytetaret e komunës sonë

2018/06/19 - 4:03

Sot, bashkë me drejtorin e Administratës Publike, Osman Hajdari, kemi rifunksionalizuar punën e e-kioskut të parë.

Për shkak të fluksit të madh që pritet të jetë gjatë muajve të verës nga ana e diasporës, e-kioskun e kemi zhvendosur pranë objektit të komunës.

Tani qytetarët mund t’i kryejnë shërbimet e tyre në çdo kohë, në shtatë ditë të javës, duke pasur mundësi t’i nxjerrin këto dokumente:

Gjatë këtij muaji do t’i rifunksionalizojmë edhe dy e-kiosqe të tjera. Funksionalizimi i e-kioskut të dytë do të jetë pranë Departamentit të Pasaportave, në ambientet e jashtme, ndërsa e-kiosku i tretë do të zhvendoset në pikën kufitare në Morinë.

Përndryshe, projekti i e-kiosqeve është një prej projekteve të dështuara të qeverisë së kaluar.