Republika e Kosoves

Prizren

Shkollë moderne të muzikës dhe Çerdhe publike për nxënësit dhe fëmijët tanë

2018/12/12 - 4:24

Vihet gurthemeli për çerdhen në lagjen Bajram Curri dhe shkollën e muzikës në hapësirën e ish-Benafit.

Në ceremoninë e vënies së gurthemeleve për këto dy projekte ishin prezentë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Skender Susuri.

Projektet po realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.