Republika e Kosoves

Prizren

Shtyhet afati për aplikim – mbështetje financiare për prindërit, fëmijët e të cilëve kanë lindur gjatë vitit 2021

2022/01/13 - 3:48

Me qëllim të përkrahjes së nënave lehona, të Komuna e Prizrenit ka zgjatur afatin për fëmijët të cilët kanë lindur deri në fund të vitit 2021.

Sipas Vendimeve të Kuvendit të Komunës, Nr.001/011-72705 të datës 21/05/2021 dhe Nr. 001/011-141359 të datës 09 shtator 2021, Komuna  e Prizrenit bën këtë:

NJOFTIM

Për vazhdimin e afatit–aplikim për mbështetje financiare për të gjithë prindërit banorë të Komunës së Prizrenit,fëmijët e të cilëve kan lindur brenda vitit 2021.

Afati aplikimit zgjatet deri më 31.01.2022,  deri në ora 16:00

Kriteret e kualifikimit:

Sqarim: Aplikuesit që nuk e plotësojnë njërin nga këto kritere diskualifikohen nga përfitimi!

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

1. Formulari për aplikim;

2. Kopje të dokumentit identifikues (për dy prindërit);

        a) Vetëm e prindit kujdestar, në rastet kur fëmija është nën kujdesin e njërit prind

3. Ekstrakti i lindjes i fëmijës;

4. Çertifikata e Vendbanimit të aplikuesit (njërit nga prindërit)

5. Deklarata e Bashkësisë Familjare;

6. Konfirmimin e xhirollogarisë aktive të aplikuesit në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës (njëri nga prindërit);

Vërejtje:

  1. Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal përveq dokumenteve të identitetit

Aplikuesit që nuk dorëzojnë njërin nga dokumentet e cekura më lartë diskualifikohen nga përfitimi i ndihmës financiare.

Shuma për pagesë është sipas radhës së lindjes së fëmiut:

Aplikimi bëhet në mënyrë fizike  tek Objekti Adminitratës Komunale në sportelet nga 1 deri në 3.

Këshillë për ankesa: Të pakënaqurit me Vendimin e Komisionit për vlerësimin e aplikimeve, mund të parashtrojnë ankesë 5 ditë pas daljes së listës preliminare në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit. Ankesat pranohen në objektin e Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa në sportelin nr. 5