Republika e Kosoves

Prizren

Siguria e qytetarëve në komunikacion dhe lëvizja e lirë angazhim i vazhdueshëm yni

2019/05/13 - 11:14

Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik, sidomos në ato pjesë ku ka fluks më të madh të qarkullimit të këmbësorëve, Komuna e Prizrenit këto ditë ka filluar punimet për vendosjen e pengesave në rrugë për ngadalësimin e shpejtësisë së makinave, si dhe zëvendësimin e pengesave të dëmtuara me ato të reja.

Punimet aktuale janë duke u kryer në unazën kryesore të qytetit, ku me këtë synohet edhe zvogëlimi i numrit të aksidenteve në trafik.