Republika e Kosoves

Prizren

Sporti dhe talentët e rinjë do gëzojnë përkrahje dhe përkujdesje nga komuna

2022/01/08 - 8:04

Kryetari i komunës z. Shaqir Totaj, nderoi më pjesëmarrjen e tij në eventin e ndarjes së mirënjohjeve për laureatët e vitit 2021, nga Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren. Më këtë rast kryetarit Totaj, i’u nda mirënjohje për angazhim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e sportit dhe kontributin e çmuar ndërvite në mbështetje të sportit Prizrenas.
Në fjalën e tij kryetari Totaj, falënderoi udhëheqësit e LRFP-së, për vlerësimin dhe u premtoi atyre se do punoj parreshtur për projekte konkrete, në mbështetje të talentëve të rinjë dhe ekipeve sportive emblematike të qytetit.