Republika e Kosoves

Prizren

Suksese e shëndet për nxënësit gjatë gjysëmvjetorit të dytë mësimor 2022

2022/01/11 - 8:50

Kryetari i komunës z Shaqir Totaj vizitoi shkollën fillore të mesme të ulët “Emin Duraku” ku takoi mësimdhënësit dhe nxënësit të cilët i uroi për suksese e shëndet gjatë gjysmëvjetori të dytë 2021/22.

Me drejtorin e shkollës, z. Rrahim Bekteshi, biseduam për mbarëvajtjen e mësimit sipas rregullave të COVID-19, mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve dhe procedurave të tjera organizative.

Po ashtu, nga DKA-a, u informuam se procesi mësimor ka filluar sipas plan programit mësimor në 53 shkolla fillore të mesme të ulta dhe 3 shkolla të mesme të larta të komunës sonë.

Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të Komunës së Prizrenit ju urojmë suksese dhe shëndet në këtë fllim të gjysmëvjetorit të dytë.