Republika e Kosoves

Prizren

Suksesshëm nxënësit mbyllin javën kulturore, të dijes, historisë dhe lavdisë sonë kombëtare

2018/06/12 - 1:06

Me programin e sotëm përmbyllës, përfundoi edicioni i 17-të i manifestimit tradicional “Java e Remzi Ademajt – Shtigjeve të lirisë”.

Në kuadër të këtij manifestimi, janë organizuar aktivitete dhe gara të shumta ndërmjet nxënësve në fushën e letërsisë, shkencës, sportit dhe kulturës, me ç’rast sot u shpërblyen më të mirët e këtyre garave, nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

Programi i sotëm përmbyllës ishte i pasur me performancë artistike, këngë dhe valle folklorike.