Republika e Kosoves

Prizren

Ta pastrojmë shtratin e lumit Drini i Bardhë

2018/04/23 - 3:50

Për shak të sasisë së madhe të mbeturinave të deponuara në shtratin e lumit Drini i Bardhë, komuna së bashku me shoqatën e peshkatarëve “Drini i Bardhë”, sërish organizojmë një aksion të pastrimit me datën 28 prill (e shtunë).

Ftojmë qytetarë dhe Organizata Joqeveritare të na bashkangjiten në këtë aksion. Të interesuarit mund të lajmërohen nëpërmes Qendrës së Thirrjeve 0800 19 200, në mënyrë që planifikojmë transportin dhe mjetet e pastrimit.