Republika e Kosoves

Prizren

Terrene te reja sportive për nxënësit në fshatin Piranë

2018/07/12 - 3:48

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, nënkryetari, Eshref Memaj, dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Skender Susuri, kanë vizituar shkollën SHFMU “Dy Dëshmorët” në Piranë, për ta përuruar fushën e re sportive që është ndërtuar për këtë shkollë.

Me këtë rast, kryetari Haskuka tha se investimi në fëmijë është investim për të ardhmen, kështu që Komuna duhet të punojë më shumë për të bërë investime të tilla nëpër shkolla.

Ndërtimi i kësaj fushe është bërë falë kontributit të KFOR-it turk.