Republika e Kosoves

Prizren

Testimi i nxënësve dhe parandalimi i përhapjes së virusit COVID-19 në fokus të kryetarit Totaj

2022/01/20 - 2:40

Kryetari i komunës, z. Shaqir Totaj, së bashku me Drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Gutaj Veselaj, Drejtoreshën e DKSH-së, Burbuqe Berisha, vizituan disa shkolla dhe çerdhe në qytet.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku, kanë formuar ekipet mobile të QKMF-së, dhe grupet e task forcave nëpër shkollat e komunës sonë. Ekipet mobile po kujdesen për testimin me teste rapide për fëmijët me simptoma dhe për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Testet realizohen brenda objekteve shkollore.

Të gjithë akterët relevant së bashku me kabinetin e kryetarit, janë 24 orë në shërbim, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për të mundësuar parandalimin e përhapjes së virusit me shpejtësi tek fëmijët.

Kujdesi ndaj fëmijëve është prioritet i ynë!

#vendosemaskën #ruanishëndetintuajdhetëfamiljes