Republika e Kosoves

Prizren

Thirret mbledhje e jashtëzakonshme e kuvendit të komunës më 08 shtator 2021

2021/10/07 - 2:53

Në bazë të nenit 44 paragrafit 1 dhe 2, lidhur me nenin 43 paragrafit 1, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 30, paragrafit 1 dhe 2, të Statutit të Komunës së Prizrenit, kryesuesi i Kuvendit Komunal thërret Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 8 tetor 2021 (e premte), në Sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar në orën 10:00.

Për punën e kësaj mbledhjeje, do të jetë ky rend dite:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2022, si dhe parashikimi për vitet 2023 dhe 2024;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit Nr. 01/011-3257 të datës 30 prill 2009, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të planit detal urbanistik të lagjes “Jaglenica” në Prizren.
3. Shqyrtimi dhe miratimi propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-141370 të datës 09 shtator 2021, për rialokimin e mjeteve të pashpenzuara nga