Republika e Kosoves

Prizren

Thirrje për aplikim: Ngritja e 10 stallave për bagëti të imta

2018/07/10 - 4:09

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën thirrje për aplikim për fermerët e Komunës së Prizrenit, për përfitim në kuadër të implementimit të projektit “Ngritja e 10 stallave për bagëti të imta” – me participim.

Qëllimi i thirrjes për aplikim është parashtrimi i kërkesës për ndërtimin e stallës për bagëti të imta me participim:

• 75% – Intensiteti i ndihmës publike nga Komuna e Prizrenit
• 25% – Participimi i fermerit

Në dokumentin e më poshtëm, mund të mësoni rreth kritereve që duhet t’i plotësojnë fermerët, si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim.

Kjo thirrje publike është e hapur për aplikim prej datës 11.07.2018 deri më 25.07.2018.

Dokumentacionet dorëzohen në sportelin nr. 3.

Thirrje per aplikim – Ngritja e 10 stallave per bageti te imta