Republika e Kosoves

Prizren

THIRRJE PËR APLIKIM: Ndërtimi i 30 serrave me participim

2020/07/20 - 2:24

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e Komunës së Prizrenit që veprojnë në sektorin e perimekulturës, për të aplikuar në thirrjen publike për përfitim në kuadër të projektit “Ndërtimi i 30 serrave me participim”.

Sipas këtij projekti, do të ngriten gjithsej 20 serra tip “tunel” nga polietileni me sipërfaqe prej 240 m2 dhe 10 serra tip “bllok” nga polietlieni me sipërfaqe prej 500m2.

Kriteret që duhet t’i plotësojnë aplikuesit, si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim, mund t’i gjeni këtu: Thirje Publike-Ndërtimi i 30 serrave me participim Thirje Publike-Ndrëtimi i 30 serrave me participim

Kjo thirrje publike për aplikim mbetet e hapur deri më 31.07.2020.

Dokumentacionet dorëzohen në katin e parë të Administratës Komunale (Qendra e Shërbimeve të Integruar).