Republika e Kosoves

Prizren

Thirrje për aplikim: Ngritja e 15 stallave për lopë qumështore

2018/07/05 - 12:08

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën thirrje për aplikim për fermerët e Komunës së Prizrenit, për përfitim në kuadër të implementimit të projektit “Ngritja e 15 stallave për lopë qumështore (5-10 krerë)” – me participim.

Qëllimi i thirrjes për aplikim është parashtrimi i kërkesës për ndërtimin e stallës për lopë qumështore me participim:

• 75% – Intensiteti i ndihmës publike nga Komuna e Prizrenit
• 25% – Participimi i fermerit

Në dokumentin e më poshtëm, mund të mësoni rreth kritereve që duhet t’i plotësojnë fermerët, si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim.

Kjo thirrje publike është e hapur për aplikim prej datës 05.07.2018 deri më 18.07.2018.

Dokumentacionet dorëzohen në sportelin nr. 3.

Thirrje per aplikim – Ngritja e stallave per lope qumeshtore