Republika e Kosoves

Prizren

Thirrje për aplikim: Grante nga DTZHE

2018/07/09 - 2:45

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik lanson skemën e granteve për “Përkrahjen e Zhvillimit të ndërmarrësisë në komunën e Prizrenit”.

Kjo skemë e granteve do të mundësojë që projektet cilësore biznesore të implementohen dhe të zhvillohen më tej, duke krijuar kështu vende të reja të punës, të cilat do të gjenerohen nga rritja e ndërmarrjeve ekzistuese që veprojnë në sektorët me potencial më të madh për zhvillim.

Synimet specifike të thirrjes për propozime janë:
– Krijimi i vendeve të reja të punës, me theks të veçantë për femra dhe të rinj (18-24);
– Zhvillimi i ndërmarrësisë (zejeve) tradicionale prizrenase;

Grantet do të jepen për mikrobiznese dhe artizanate.

Afati për dorëzimin e aplikacionit është data 27 korrik 2018. Për më shumë, lexoni ► Udhëzuesin për grante.

Më poshtë janë të bashkangjitur dokumentet e nevojshme që duhet të plotësohen për aplikim.

Shtojca A – Formulari i aplikimit

Shtojca B1 – Buxheti

Shtojca C – Projeksioni financiar

Shtojca D – Deklarata nga aplikanti