Republika e Kosoves

Prizren

Thirrje për aplikim: Përkrahja e individëve dhe OJQ-ve në fushën e edukimit

2020/06/22 - 2:57

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, fton të gjithë individët dhe OJQ-të e përqëndruara në fushën e edukimit të cilët veprojnë në Komunën e Prizrenit, që të aplikojnë për mbështetje financiare në implementimin e projekteve të tyre.

 

Projektet duhet të jenë në përputhje me politikat programore në fushën e edukimit si:

• Lehtësimi i qasjes, regjistrimit dhe vijueshmërisë së fëmijëve në nivelin parashkollor, parafillor dhe fillor, nëpërmjet identifikimit, motivimit dhe ofrimit të shërbimeve trajnuese
• Fuqizimi i shërbimeve parashkollore dhe parafillore (ngritja e kapacitetit të edukatorëve për të ofruar edukim të shëndetshëm socializues),

• Pjesëmarrja dhe gjithëpërfshierja: regjistrimi i nxënësve në arsimin fillor duke përfshirë: fëmijët të cilët nuk janë regjistruar në shkollë (përkundër moshës së tyre), fëmijët e kthyer nga vendet e tjera për arsye të emigracionit, parandalimin e braktisjes
• Nxitja për pjesëmarrje aktive në mësim për nxënësit që kanë braktisur shkollën,

• Mbështetje për nxënësit në shkollat fillore (monitorimi dhe mbështetja e zhvillimit të tyre fizik, emocional, social dhe intelektuarl, përgatitjen e planeve individuale dhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme socializuese dhe të tjera)

• Ofrimi i mbështetjes psiko-sociale të fëmijëve dhe nxënësve, për socializim dhe shmangie nga sjelljet e dhunshme (bullizmi)

• Shërbime në fushën e dukimit për fëmijët me nevoja të veçanta

Avancimi i praktikave të bashkëpunimit të prindërve me shkollën (lidhja Shtëpi-Shkollë-Komunitet)
• Nxitja e interesimit të nxënësve të komunitetit, në veçanti të vajzave për të vazhduar shkollimin e mesëm

• Ofrimi i shërbimeve mësimore plotësuese për nxënësit në vështirësi në të nxënit, në veçanti në lexim, shkrim dhe matematikë

• Organizimi i shërbimeve mësimore shtesë-suplementare për nxënësit e talentuar në fushën e matematikës dhe të shkencave

• Organizimi i aktiviteteve kulturore, letrare, shkencore dhe rekreativo-sportive për nxënësit.

 

VLERËSIMI


– Vlerësimi i projekteve do të bëhet nga një komision profesional 5 anëtarësh, në bazë të kritereve për vlerësim të Rregullores së MF, nr. 04/2017 dhe rregullores komunale për ndarjen e subvencioneve.

Vlerësimi do të bëhet sipas:
1. Plotësimit të kushteve administrative të aplikimit;
2. Ndërlidhjes me objektivat e thirrjes;
3. Kapacitetit të dëshmuar organizativ dhe menaxhues;
4. Vazhdimësisë së realizimit të programit dhe qëndrueshmërisë së tij;
5. Origjinalitetit të projektit.

 

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
– Dokumentet të cilat duhet të dorëzohen gjatë aplikimit për ndarje të subvencioneve janë:
1. Formulari;
2. Dokumenti identifikues;
3. Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
4. Dëshmi që nuk ka obligime ndaj ATK-së (për persona juridik);
5. Dëshmi që ka dorëzuar raportin financiar nga vitet paraprake (nëse ka realizuar projekte nga DKA),
6. Konfirmim nga banka për xhirollogarinë e aplikuesit.

Formulari për aplikim mund të merret në ueb-faqe të Komunës apo në zyrat e Drejtorisë Komunale për Arsim dhe mund të dorëzohen duke filluar nga data 22.06.2020 deri më 10.07.2020. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen.

 

VLERA E PLANIFIKUAR E MBËSHTETJES FINANCIARE
– Për mbështetje financiare publike për projektet/programet sipas kësaj thirrjeje publike është paraparë shuma në dispozicion nga një mijë euro (1000) deri në nëntë mijë e pesëqind euro (9500) për OJQ-të

– Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është pesëqind (500 euro), ndërsa shuma maksimale është dy mijë (2000) euro.

APLIKIMET
– OJQ-të dhe individët në kuadër të kësaj thirrjeje mund të aplikojnë më së shumti me një projekt.
– Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të që janë të regjistruar në regjistrin e organizatave jo-qeveritare në Republikën e Kosovës, të cilat veprojnë në Komunën e Prizrenit.
– Aplikuesit duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në njërën nga fushat e aplikimit.
– OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj Komunës së Prizrenit
– Para nënshkrimit të kontratës OJQ-ja duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetim për vepër penale, si dhe prova se OJQ-ja, ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.
– Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me udhëzimet për aplikantët janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes financiare të Komunës së Prizrenit.
– Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht te sporteli i informacionit në zyrën e DKA-së.
– Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.
– Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë në këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara.

 

Vërejtje: Projektet, të cilat nuk i kanë të bashkangjitura dokumentet sipas kërkesës nuk do të merren parasysh nga Komisioni për shqyrtimin e kërkesave.

 

Për çdo informatë dhe për të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: raportimidkapz@gmail.com.

​ 

Formulari për aplikim 

Deklarata mbi financimin e dyfishtë