Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

Thirrje për aplikim: Subvencionimi i prodhuesve të qumështit

2021/11/11 - 5:34

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hap thirrje publike për fermerët-blegtorët të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë në sistemin e pagesave direkte në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për të përfituar nga subvencionimi i prodhuesve të qumështit, të cilët dorëzojnë qumësht në pikat grumbulluese dhe qumështore, për periudhën e parë janar – qershor 2021 me nga 0.06 Euro/litër.

Kriteret si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim mund t’i gjeni në: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/11/Image_014.pdf

Kjo thirrje publike është e hapur për aplikim deri më 22.11.2021. Dokumentacionet duhet të dorëzohen në zyren nr. 60 të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.