Republika e Kosoves

Prizren

Thirrje për aplikim: Subvencionimi i qethjes së deleve

2020/07/29 - 10:18

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hap thirrje publike për aplikim për fermerët e Komunës së Prizrenit që merren me mbarështimin e deleve, për përfitim në kuadër të projektit “Subvencionimi i qethjes së deleve”.

Kriteret si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim mund t’i gjeni në:Thirrje Publike- qethja e deleve

 Kjo thirrje publike është e hapur për aplikim prej datës 29.07.2020 deri më 14.08.2020.

 Dokumentacionet duhet të dorëzohen në katin e parë të Administratës Komunale (Qendra e Shërbimeve të Integruar).