Republika e Kosoves

Prizren

Thirrje për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës

2021/10/12 - 11:59

Në bazë të nenit 44 paragrafit 1 dhe 2, lidhur me nenin 43 paragrafit 1, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 30, paragrafit 1 dhe 2, të Statutit të Komunës së Prizrenit, kryesuesi i Kuvendit Komunal thërret Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 13 tetor 2021 (e mërkurë), në Sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar në orën 11:00.
Për punën e kësaj mbledhjeje, do të jetë ky rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2022, si dhe parashikimi për vitet 2023 dhe 2024;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit Nr. 01/011-3257 të datës 30 prill 2009, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të planit detal urbanistik të lagjes “Jaglenica” në Prizren.
3. Shqyrtimi dhe miratimi propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-141370 të datës 09 shtator 2021, për rialokimin e mjeteve të pashpenzuara nga investimet kapitale, nga Granti Qeveritar dhe të hyrat vetanake për vitin 2021.
Thirrjen për këtë mbledhje e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/Rend-dite-Mbledhje-e…