Republika e Kosoves

Prizren

Thirrje publike: Subvencionimi i OJQ-ve dhe individëve, fokus pune që kanë kulturën, rininë dhe sportin

2021/04/07 - 7:49

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka hapur thirrje publike për të gjithë OJQ-të (organizatat jo-qeveritare) të regjistruara në Republikën e Kosovës që veprojnë në Komunën e Prizrenit dhe individët, programi i punës i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në Komunën e Prizrenit, të aplikojnë për mbështetje financiare në:

• Fushën e kulturës
• Fushën e rinisë
• Fushën e sportit: Lot 1, 2 dhe 3.

Informacionet e hollësishme në lidhje me thirrjen publike, kushtet për aplikim dhe dokumentet e nevojshme mund të gjeni në: https://kk.rks-gov.net/…/Drejtoria-per-Kulture-2021-.pdf

Kurse formularin për aplikim dhe deklaratën mbi financimin e dyfishtë për këtë thirrje mund të gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/subvencione-per-ojq-kulture…/

Afati i fundit për aplikim në këtë thirrje është 09.04.2021. Aplikimi bëhet në mënyrë fizike, në zarf të mbyllur tek Objekti i Administratës Komunale, sporteli nr. 1-2-3-4.

Për gjuhën turke: https://kk.rks-gov.net/…/subvencione-per-ojq-kulture…/

Për gjuhën srb/bosh.: https://kk.rks-gov.net/…/subvencije-za-nvo-kulturu…/