Republika e Kosoves

Prizren

Thirrje publike: Subvencionimi i OJQ-ve dhe individëve të cilët fokus pune kanë mjedisin jetësor

2021/04/07 - 3:35

Drejtoria për shërbime publike ka hapur thirrje për të gjithë individët dhe organizatat jo-qeveritare, të regjistruara në Republikën e Kosovës që veprojnë në Komunën e Prizrenit, programi i punës i të cilëve është i fokusuar në fushën e mjedisit dhe mbeturinave, që të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe aktiviteteve mjedisore si dhe ndërgjegjësimit publik.

Informacionet e hollësishme në lidhje me thirrjen publike, kushtet për aplikim dhe dokumentet e nevojshme mund të gjeni në: https://kk.rks-gov.net/…/Drejtoria-e-Sherbimeve-Publike…

Kurse formularin për aplikim dhe deklaratën mbi financimin e dyfishtë për këtë thirrje mund të gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/subvencione-per-sherbime-publike/

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në sportelet 1-7 të ndërtesës së Administratës Komunale. Afati i fundit për aplikim është data 21 prill 2021.

Për çdo informatë shtesë mund të kontaktoni në e-mail adresën: laura.suka@rks-gov.net

Për gjuhën turke: https://kk.rks-gov.net/…/kamu-hizmetleri-icin-subvansiyon/

Për gjuhën srb/bosh.: https://kk.rks-gov.net/…/subvencije-za-javnih-usluga/