Republika e Kosoves

Prizren

Emërohen drejtorët e drejtorive komunale

2022/01/11 - 4:19

Kryetari i komunës z. Shaqir Totaj, emëroi drejtorët e drejtorive të komunës së Prizrenit.

Nga gjithsej trembëdhjetë drejtori, kryetari, z. Shaqir Totaj, ka emëruar njëmbëdhjetë, dy drejtorët tjerë do të emërohen ditëve në vazhdim.

Drejtorët e emëruar janë:

Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës – Luljeta Veselaj Gutaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike – Çelë Lamaj

Drejtoria e Administratës – Edin Shehu

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor – Pranverim Berisha

Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë – Senxhar Karamuço

Drejtoria e Shëndetësisë – Burbuqe Berisha

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Bexhat Bytyqi

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik – Lirija Bytyqi

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Adem Morina,

Drejtora e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Vjollca Kabashi

Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë – Ramize Shala