Republika e Kosoves

Prizren

Turne memorial në lojën e shahut

2018/11/05 - 9:20

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, organizohet turneu i parë memorial i shahut “Astrit Dehari”.

Ky turne do të mbahet të dielën më 4 nëntor, në shkollën SHFMU “Emin Duraku”, duke filluar nga ora 11:00.

Numri i pjesëmarrësve aktualisht është mbi 130, ndërsa të interesuarit mund të aplikojnë edhe më tej duke e konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në numrin e telefonit: 044 373 746.

Turneu do të jetë i ndarë në dy grupe, sipas vlerësim të shahistëve në Federatën Botërore të Shahut (FIDE rating).