Republika e Kosoves

Prizren

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e sheshit dhe shtatorës së dëshmorit Selajdin Berisha

2021/02/18 - 9:03

Me rastin e shënimit të 13 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot bashku familjen e dëshmorit Selajdin Berisha, drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari dhe shoqatat e dalura nga lufta, panë nga afër punimet që po vazhdojnë për ndërtimin e sheshit dhe shtatorës së dëshmorit Selajdin Berisha në Lagjen e Spitalit.

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se në këtë pjesë të qytetit tonë së shpejti do të ndërtohet një shesh, ku qytetarët përveçse do të mund të kalojnë kohën e tyre të lirë, në të njëjtën kohë do ta përkujtojnë edhe sakrificën heroit Selajdin Berisha.

Po ashtu kyretari Haskuka, theksoi se kështu do të vazhdojnë të punojnë edhe në të ardhmen, duke realizuar projekte të ndryshme për të përkujtuar dhe dokumentuar historinë e popullit të pafajshëm shqiptar.