Republika e Kosoves

Prizren

Vendosen 40 hidrantë  (10 mbitokësorë dhe 30 nëntokësorë) në zonën historike të qytetit dhe zona tjera

2024/12/19 - 5:37

Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë ka vendosur 40 hidrantë  (10 mbitokësorë dhe 30 nëntokësorë) në zonën historike të qytetit dhe në zonat të cilat nuk kanë mundësi të kenë qasje për automjete, me qëllim mbrojtjen nga zjarri .
Ky projekt ka qenë më se i nevojshëm për të mundësuar operacione të shpejta dhe efikase të shërbimeve të zjarrfikësve 🚨 në raste emergjente – për parandalimin e përhapjes së zjarrit dhe minimizimin e rreziqeve për jetën dhe pasurinë e qytetarëve .