Republika e Kosoves

Prizren

Vizitohen vëndbanimet dhe zonat të prekura nga vërshimet

2021/01/11 - 7:32

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Faruk Dakaj, drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi dhe drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani ishin në terren për të parë nga afër zonat e prekura nga vërshimet e fundit.

Kryetari Haskuka dhe drejtorët Dakaj, Limani dhe Krasniqi, fillimisht vizituan fshatin Landovicë, ku niveli i ujit është ende në rritje dhe ka shtëpi që akoma janë të rrezikuara nga përmbytjet. Po ashtu kryetari Haskuka së bashku me drejtorët, vizituan fshatin Piranë, ku dhe bashkëbiseduan me disa fermerë që kanë pësuar dëme në bagëtitë e tyre, për të vazhduar më pas në fshatin Nepregosht.

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Prizrenit dhe zjarrfikësit, janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët e të gjitha zonave të prekura nga vërshimet, në mënyrë që këtë situatë ta tejkalojmë me sa më pak dëme