Republika e Kosoves

Prizren

Vlerësohen nga komuna shkollat fituese në “Kuizin e Trashëgimisë Kulturore”

2021/01/03 - 8:32

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, sot së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik dhe përfaqësuesit e organizatës GUIDEKS (Asociacioni i Guidave Turistike të Kosovës), kanë bërë shpërndarjen e çmimeve për shkollat fituese të “Kuizit të Trashëgimisë Kulturore”.
Ky projekt i cili përmes formatit të kuizeve ka për qëllim ngritjen e interesimit dhe vetëdijes së nxënësve për vlerat e trashëgimisë kulturore, në Komunën e Prizrenit po organizohet për herë të dytë me mbështetjen e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik.
Ndryshe nga hera e kaluar, kuizi në mes të nxënësve të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta, kësaj here është mbajtur në mënyrë virtuale për shkak të rrethanave pandemike, nga e cila dolën fitues:
Shkollat fillore:
1.Shfmu ” Motrat Qiriazi” Prizren
2.SHFMU “Lekë Dukagjini”
Shkollat e Mesme:
1.SHMLP “Ymer Prizreni” Prizren
2.SHMLM “Luciano Motroni” Faqja zyrtare
Me këtë rast, kryetari Haskuka duke i përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave të cilët i fituan këto çmime, deklaroi se Komuna e Prizrenit edhe në të ardhmen do të vazhdojë t’i përkrahë projektet e tilla që kanë për qëllim zhvillimin e nxënësve të Prizrenit