Republika e Kosoves

Prizren

Zgjedhet nënkryetarja për komunitete

2018/12/27 - 4:57

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e XII-të e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja paraprake, u miratuan propozimet që në rendin e ditës të futen edhe pikat për zgjedhjen e Nënkryetarit për Komunitete dhe të bëhet diskutimi mbi planin e punës së grupit joformal të grave.

Në pikën e rendit të ditës për zgjedhjen e Nënkryetarit për Komunitete, fjalën e morri kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i cili propozoi që të votohet për kandidaten, Memnuna Ajdini. Kjo e fundit duke fituar me shumicë të votave u zgjedh Nënkryetarja e re e Komunës për Komunitete.

Seanca vazhdoi me pyetjet dhe çështjet e ngritura të kuvendarëve, dhe më pas me këto pika nga rendi i ditës:

-. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Planit të punës të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, për vitin 2019;
-. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për rikonfirmimin e shkallës tatimore të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit Komunal mbi aplikimin e tatimit në pronën e paluajtshme në Komunën e Prizrenit, nr.01/011-219796 të datës 24 dhjetor 2015;
-. Informatë, mbi Raportin financiar për Politikat Zhvillimore për lloto I (një) -K.F. “Liria”, lloto II (dy) – K.B. “Bashkimi” dhe lloto III (tre) -Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu”, për vitet: 2015, 2016, 2017 dhe 2018.
-. Informatë, mbi Planin vjetor për Njësinë e Auditimit të Brendshëm në Komunën e Prizrenit, për vitin 2019;
-. Informatë, mbi Planifikimin Preliminar të Prokurimit në Komunën e Prizrenit, për vitin 2019;
-. Informatë mbi Raportin e punës të Komitetit për Politikë dhe Financa: prill – tetor 2018;
-. Informatë mbi Raportin e punës së Komitetit për Komunitete: maj – nëntor 2018;