Republika e Kosoves

Prizren

Zhvillimi i sportit dhe edukimi i të rinjëve prioritet i komunës sonë 

2020/07/24 - 10:03

Sot në fshatin Piranë me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka dhe të drejtorëve komunalë u bë përurimi i dy terreneve sportive, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Nëpërmjet këtyre terreneve sportive tani fëmiljët dhe banorët e fshatrave të Anadrinisë mund të luajnë futboll, hendboll, basketboll dhe volejboll në kushte moderne, me ndriçim, zhveshtore dhe banjo për sportistë.
Në një fjalë rasti kryetari Haskuka uroi që nga këto terrene të dalin sa më shumë talentë të sporteve, të cilët do të përfaqësojnë Prizrenin dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Këto fusha do të përdoren nga të gjithë banorët, nën mbikqyrjen e kryetarit të fshatit, ndërkaq për të përkujtuar lavdinë e dëshmorëve të UÇK-së, ky kompleks sportiv u emërtua me emrin e dëshmorit të kombit “Samidin Latifi”.