Republika e Kosoves

Prizren

KRENARE KOQI

Krenare Koqi ka lindur më 23 Dhjetor 1984 në Prizren.

Ёshtë arkitekte e diplomuar në Universtitetin Uludag, në Bursa të Turqisë dhe është në përfundim të studimeve master të Arkitekturës së Përgjithshme në Prishtinë.

Ka studiuar si bursante, pasi ka qenë nxënëse e dalluar që nga shkolla fillore. Profesionin si arkitekte e ka nisur që prej vitit të dytë të studimeve, duke dhënë kontributin e saj në dy zyra shumë të suksesshme në Turqi, njëra në Bursa e tjetra në Stamboll. Në vitin 2009 është kthyer në Kosovë, dhe nisi menjëherë të punonte si arkitekte.

Ajo ka dhënë konsulencë arkitektonike dhe ka asistuar në menaxhimin e projekteve të ndryshme. Ka përvojë të jashtëzakonshme në projektim, hartim dhe mbikqyrje e zbatim.

Në Janar të vitit 2018, është emëruar si Shefe e Kabinetit të kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka. Gjatë karrierës profesionale ka pasur rastin të menaxhojë grupe të mëdha punëtorësh e inxhinierësh, përvojë e aftësi kjo që ndikon edhe në funksionimin dhe dinamikën e kabinetit të Kryetarit.

Përveç gjuhës amtare shqipe, Krenarja e flet edhe gjuhën angleze dhe atë turke.

Krenarja jeton dhe vepron në qytetin e saj të lindjes në Prizren.