Kujtim Gashi lindi më 12.09.1981 në Prizren, shkollën e mesme e kreu në shkollën ekonomike ”Ymer Prizreni”, studimet e larta i përfundoi në fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës dhe mbrojti me sukses dhe masterin në po këtë fakultet me bazë në Menaxhim të Arsimit. Gashi ka kryer me sukses trajnime të shumta në vend dhe jashtë vendit duke veçuar, specializimin për lidership në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, si dhe atë për Zhvillim Ekonomik Lokal.
Si student mori iniciativën dhe themeloi organizatën studentore ShAPS-Shoqata për Aftësim Profesional të Studentëve si dhe themeloi revistën studentore Ardhmëria me qëllim të aftësimit dhe të ngritjes profesionale të studentëve.
Në vitin 2014 Kujtim Gashi u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal të qytetit të Prizrenit nga radhët e PDK-së, ndërsa, para kësaj pozite ai ka qenë edhe Koordinator i Sektorit të Rinisë në po këtë komunë, Tri herë është zgjedhur kuvendar në KK Prizren.
Në vitin 2017 deri në vitin 2020, ka qenë Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në vitin 2019 është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gashi aktivitetin e tij politik e ka filluar qysh herët duke mbajtur edhe pozita të rëndësishme si sekretar i Partisë Demokratike në Prizren. Ai është edhe anëtar i këshillit drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, anëtar i kryesië qendrore si dhe nënkryetarë i degës së PDK-së dega në Prizren. Ka qenë për nga dy mandate Kryetar i nëndegës së PDK-së dhe RDK-së në Atmaxhë, si dhe anëtarë i kryesisë dhe Sekretar i RDK-së, dega në Prizren.