Republika e Kosoves

Prizren

Memnuna Ajdini

Memnuna Ajdini ka lindur më 1 shkurt 1969 në Prizren. Në vitin 2015 ka përfunduar studimet post-diplomike master në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin edukativ të Biologjisë. Në vitin 1994 ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës në drejtimin Biologji.

Punon si mësimdhënëse në shkollën shkollën e mesme të lartë “Luciano Motroni”, me 23 vite përvojë pune. Në vitet 1997-1998  ka punuar si mësimdhënëse në shkollën e mesme “Jovanka Radivojević –Kica”, 1997-1998 në shkollën fillore “Mladen Ugarević”, mes viteve 1999-2018  në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” dhe në shkollën fillore Lekë Dukagjini në Prizren.

Ka qenë asambleiste e Kuvendit Komunal të Prizrenit për 3 mandate, mes viteve 2007-2009, 2013-2017 dhe 2018. Në dhjetor të vitit 2018, Ajdini u zgjodh si nënkryetare për Komunitete e Komunës së Prizrenit.

Përveç gjuhës amtare boshnjake, njeh edhe gjuhën shqipe.

Është e martuar dhe ka 2 fëmijë.