Republika e Kosoves

Prizren

ESHREF MEMAJ

Eshref Memaj ka lindur më 26 Janar 1968 në Prizren.

Në vitin 1987 ka filluar të studiojë në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Bujqësisë në Drejtimin Lavërtari, ku edhe ka diplomuar në vitin 1993. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1986 në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, në Drejtimin Matematiko-Natyror.

Tema e diplomës ‘’Mbrojtja e grurit nga barojet e këqija i është pranuar si punim shkencor në Universitetin e Lubljanës për mbrojtjen e bimëve.

Në tetor të vitit 1996 ka filluar të punojë si profesor i biologjisë në Gjimnazin “Gjon Buzuku’’në Prizren.

I çertifikuar nga Ministria e Punëve Sociale, për menaxhimin e rasteve në punë sociale. Prej vitit 2000 është i angazhuar në Qendrën për Punë Sociale në Prizren, poashtu ka qenë udhëheqës i Skemës së Ndihmës Sociale  2001-2007.

Ka përfunduar shumë trajnime për bazën e të dhënave, skemën sociale dhe fuqizimin e rasteve sociale. Ka marrë pjesë në hulumtimin e rasteve sociale dhe ofrimin e shërbimeve në Qendrën për Punë Sociale duke kontribuar edhe rreth krijimit dhe përpunimit të formularëve për shërbime sociale.

Ёshtë kryetar i komisionit për bujqësi në kuadër të bashkësisë lokale dhe rreth vitit 2002 në një organizatë amerikane ACDI – VUCA ka qenë pjesë dhe ka përfunduar trajnimin e fermerëve për kulturat bujqësore. Aktivist dhe anëtar i kryesisë së organizatës ‘’Nënë Teraza’’ organizatë kjo që është marrë me ndihma humanitare për familjet skamnore.

Në fillim të vitit 2018, në zgjedhjet lokale është zgjedhur nënkryetar i Komunës së Prizrenit.

Përveç gjuhës amëtare shqipe, Memaj flet edhe gjuhën boshnjake dhe angleze.

 

Ёshtë i martuar dhe i ka katër fëmijë.