Visar Shehu ka lindur më 11 Mars 1979 në Prizren.
Studimet master në Drejtimin Banka dhe Financa, i vazhdon në Universitetin Shtetëror të Tetovës, kurse studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, drejtimi Banka dhe Financa.
Visari ka ligjeruar në ‘’Universitetin e Prizrenit’’Sh.p.k, si asistent i Prof.Dr. Sabahudin Komoni, në lëndën Financa. Po ashtu ka marrë pjesë në ligjerata të ndryshme mbi përdorimin e aplikacioneve të kontabilitetit dhe në kurse intenzive për menxhimin e financave.
Visari ka mbi 14 vjet përvojë, si menaxher financiar në shumë kompani të njohura në vend, po ashtu ka qenë pjesë e konferencave të ndryshme mbi Investimet Kapitale dhe Politikat Fiskale. Në vitin 2007 është trajnuar dhe çertifikuar si vlerësues i brendshëm i sistemeve sipas kërkesave ISO 9001:2000 nga “ZIH” – Instituti Kroat për Teknologji Informative.
Përveç gjuhës amtare shqipe, Visari e flet gjuhën angleze, serbo-kroate dhe turke.
Ai është i martuar dhe i ka dy vajza.