Republika e Kosoves

Prizren

Drejtori

 

 

 

 

Drejtor i Drejtorisë
e-mail:beni.kizolli@rks-gov.net
Zyre: +381(0) 38 200 44-731

__________________________________________________________________________________________________________

Beni Kizolli ka lindur më 21 qershor 1983 në Zvicër.

Studimet e doktoratës ka përfunduar në Universitetin “Gazi” në Ankara të Turqisë në vitin 2017, pranë Institutit të Shkencave Ekzakte, me temën “Problemet e Trafikut dhe Transportit Urban dhe Zgjidhja e tyre me Qasjet Bashkëkohore: Shembulli i Prishtinës”. Ndërsa ato të nivelit master dhe studimet themelore i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, departamenti “Komunikacioni në Prishtinë”.

Nga viti 2006 deri në vitin 2011 ka ushtruar detyrën e arsimtarit në lëndët profesionale të Komunikacionit dhe Makinerisë në ish shkollën e mesme teknike “Gani Qavdërbasha” në Prizren. Ndërsa nga viti 2015 është pjesë e stafit të kolegjit UBT në Prishtinë. Gjatë këtyre viteve është angazhuar si ligjërues dhe asistent në lëndët: Komunikacioni Urban, Aeroportet dhe Metrotë, Hekurudhat, Menaxhimi dhe Mirëmbajtja e Rrugëve, Rrugët Urbane dhe Udhëkryqet, Bazat e Komunikacionit, Inxhinieria e Infrastrukturës dhe Projekti Kompleks në nivelin master.

Në kuadër aktiviteteve arsimore dhe shkencore ka marrë pjesë në disa trajnime dhe konferenca: si në konferencën shkencore dhe  akademinë verore të organizuar nga Kolegji UBT në Prishtinë. Në kuadër trajnimeve u është nënshtruar disa moduleve të ndryshme të organizuar nga AUK, GTZ dhe OSCE.

Kizolli është themelues i disa organizatave brenda vendit dhe jashtë vendit.

Përveç gjuhës amtare, njeh edhe gjuhën turke, është i martuar dhe ka dy fëmijë.