Sot, në një ceremoni solemne dhe në prani të familjarëve, të bashkëpunëtorëve dhe të qytetarëve, u nderua Prof. Dr. Sadri Bajraktarin me Dekoratën për Humanizëm “Dr. Ali Sokoli”, për nder të mjekut e humanistit të shquar Dr. Ali Sokoli.
Kjo dekoratë përfaqëson jo vetëm misionin e një mjeku, por edhe atë të një intelektuali dhe humanisti, i cili gjithë jetën ia kushtoi përmirësimit të mirëqenies së popullit shqiptar, e shembulli i Prof. Dr. Sadri Bajraktarit është frymëzues dhe motivues.
Kontributi i madh i doktor Bajraktarit nuk mund të matet me vite, por me punën dhe përkushtimin që ai ka treguar ndaj njeriut dhe humanizmit.