Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi, zhvilloi sot një vizitë të shkurtër në Kompleksin sportiv të Rahovecit, i cili është drejt përfundimit. Ky projekt i rëndësishëm, i financuar nga Komuna e Rahovecit, pritet të përfundojë plotësisht dhe të përurohet brenda këtij muaji. Megjithatë, fusha është gati për lojën ndërmjet KF “Rahoveci” – KF “Liria”.