Komuna e Rahovecit me Shoqatën e Miqësisë Kosovë-Austri, përmes memorandumit të mirëkuptimit, kanë shndërruar këtë ditë në një traditë të përvitshme të shënimit dhe të nderimit të lidhjeve tona.
Kjo ditë na jep mundësinë të vlerësojmë edhe mërgatën nga Kosova e në veçanti nga Rahoveci, që jeton në Austri, duke kontribuuar për të mirën e të dyja vendeve dhe duke ruajtur lidhjet me vendlindjen.