Republika e Kosoves

Rahovec

KRYETARI LATIFI MBAJTI TAKIMIN E TRETË PËR VITIN 2024 ME PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS KOMUNALE TË RAHOVECIT

2024/11/01 - 10:18

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal, në prani të nënkryetarit Iska, drejtorit për Administratë, Besnik Hoti dhe drejtorëve të tjerë, kryetari Latifi mbajti takimin e tretë për këtë vit me punonjësit e administratës.
Falënderoi punonjësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre të përditshëm, në përputhje me detyrimet ligjore.
Theksoi rëndësinë e përkushtimit në shërbimet ndaj qytetarëve dhe rritjen e cilësisë së punës për shërbime më efikase.