Ne si institucion bëjmë thirrje te qytetarët e Rahovecit dhe më gjerë që çkado që ata kanë si dëshmi: fotografi, videogjirime, përjetime e të tjera, që lidhen me krimet e kryera në luftën e fundit në Kosovë, të bashkëpunojnë me institutin në fjalë ose me ne si Komunë dhe kësisoj do të kontribuojnë shumë në këtë proces të rëndësishëm të dokumentimit të krimeve të cilat do të shërbejnë edhe në zbardhjen e së vërtetës, por edhe për hulumtime dhe studime të ndryshme shkencore në lidhje me krimet e luftës së fundit nga shteti i Serbisë.