Republika e Kosoves

Rahovec

MBAHET PUNËTORIA PËR FINALIZIMIN E AGJENDËS SË KONTRATËS SOCIALE

2024/12/12 - 2:41

Mbrëmë, nën organizimin e USAID, u mbajt punëtoria e radhës mes zyrtarëve të Komunës së Rahovecit dhe qytetarëve të komunës së Rahovecit, me qëllim të finalizimit të Agjendës së Kontratës Sociale.
Përgjatë punëtorisë, u diskutuan dhe u analizuan çështjet të cilat janë propozuar dhe janë votuar nga vetë qytetarët, planet e veprimit e në këtë mënyrë forcohet partneriteti mes tyre dhe qeverisë komunale në proceset e pjesëmarrjes publike, llogaridhënies dhe përmirësimit të cilësisë së jetës.