Mbrëmë, në kuadër të shënimit të 28 NËNTORIT, në hapësirën e ShFMU “Heronjtë e Kosovës”, në Hoçë të Vogël u përuruan mjediset e reja sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, me shtresë gome (TARTAN), që do t’u shërbejnë të rinjve, nxënësve dhe të gjithë qytetarëve të fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc, për sport e rekreacion.
Me ndërtimin e terreneve të reja sportive, Komuna e Rahovecit synon promovimin e sportit, të jetesës aktive dhe të shëndetshme, si dhe angazhimin e të rinjve me aktivitete fizike.
E gëzofshin qytetarët dhe sportdashësit e Hoçës së Vogël dhe Brestocit!